Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Jo më teste falas për Covid për personat e pavaksinuar në Gjermani

15:15 / August 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
testime covid gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berlini zgjedh një qasje të ashpër ndaj atyre të cilët refuzojnë të vaksinohen kundër Covid, duke ndërprerë në këtë mënyrë dhënien e testeve falas. Sipas gjermanes Bild, kjo do të ndodhë në momentin që të gjithë do të kenë mundësi të vaksinohen me dozën e dytë, pra në fund të muajit shtator ose në fillim të muajit tetor.

Një vendim i tillë synon të rrisë ritmin e vaksinimeve. Që nga muaji mars qytetarët gjermanë dhe ata që jetojnë në Gjermani mund të kryejnë teste të shpejta për koronavirusin në farmacitë dhe qendrat e caktuara në të gjithë vendin.

Testimet nga ana tjetër, janë një pjesë e rëndësishme e strategjisë për rihapjen e Gjermanisë. Ata që nuk mund të dëshmojnë se kanë marrë të dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga covid, duhet të kenë një test negativ, për disa aktivitete. Përfshirë këtu të darkosh në një restorant apo qëndrimin në hotel.

Më shumë se 61 për qind e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë vaksine dhe 52 për qind janë të vaksinuar me të dy dozat kundër Covid.

Berlini pritet që shumë shpejt të miratojë rekomandimin për vaksinimin e të rinjve nga mosha 12 deri në 17 vjeç.Por dhe një dozë të tretë vaksine, duke filluar nga muaji shtator, për kategorinë e personave që konsiderohen në rrezik.

Agjencia europiane për mjekimet miratoi vaksinën e BioNTech-Pfizer për grupmoshat nga 12 deri në 15 vjeç në muajin maj, dhe në korrik atë të Moderna.

Gjithsesi komisioni gjerman për vaksinat rekomandoi deri tani vaksinën vetëm për të rinjtë nën 18 vjeç që konsiderohen të rrezikuar, duke cituar mungesën e të dhënave për sigurinë e vaksinave për këtë grupmoshë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.