John Legend dha lajmin e bukur se bashkëshortja e tij Chris Tiegen është në pritje të fëmijës së tyre të tretë.
Lajmi u bë i ditur në klipin e fundit të këngës së Legend.
Në fund të këngës të titulluar “Wild”, modelja zbulon barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që John e përkëdhel nga pas.
Sipas “CNN”, modelja dhe këngëtari u takuan në grupin e xhirimeve të një prej videove të tij muzikore në vitin 2006. Çifti, i cili u martua në vitin 2013-të, janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna-s dhe të një djali 2-vjeçar, Miles.
Të dy janë të njohur si çifti më i dashur në rrjete sociale.
Nuk është çudi që po dëgjojmë këtë lajm, pasi gjatë pandemisë John tha se tashmë kishte më shumë kohë dhe mundësi t’i përkushtohej asaj dhe familjes.
Së fundmi, Teigen foli hapur për revistën “Glamour” për depresionibn që kishte kaluar pas lindjes së vajzës, Luna-s.
“Ishte një eksperiencë e trishtë. Ju dëgjoni këto historitë e tmerrshme të njerëzve që nuk i shohin fëmijët si të tyret, ose duan t’i lëndojnë ata, por unë kurrë nuk u ndjeva në atë mënyrë. Kjo është arsyeja pse unë pushova, pasi urreja veten dhe jo fëmijën tim”,- tha ajo.
Teigen shtoi se ishte shumë herë më pak e stresuar pasi lindi djalin, sepse tashmë i dinte shenjat për të cilat duhet të kujdesej.
