Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Josep Borell shtron darkë për liderët e Ballkanit

19:33 / May 10, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RAMA BORREL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e mërkurë në Bruksel, ku do të zhvillojë një takim me zyrtarët Europianë por dhe me liderët e rajonit.

Sipas medias serbe “Blic” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika gërvalla, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Bosnjës Zoran Tegelti, do të darkojnë mbrëmjen e së mërkurës me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borell, i cili i ka ftuar në një darkë joformale.

Gjithashtu sipas “Blic” edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kreu i diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

Në fund të darkës, liderët nga Ballkani Perëndimor janë planifikuar t’i drejtohen mediave në Bruksel.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.