Ish kryetarja e Kuvendit dhe një person i rëndësishëm në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli është nderuar me çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës.
Jam habitur ka thënë politikania, “se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime”.
Teksa mbajti fjalën e saj në auditor, Topalli komentoi dhe vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha.
“Isha me djalin e porsalindur të vajzes në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohesha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime. Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike. Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ënderr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqesimi dhe djegie mandatesh. Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli
