Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Julian Assange fiton lejen për të apeluar ekstradimin e tij në SHBA

14:47 / January 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4fe91284c2238e1f9c442ab6fa232ef4
FILE - In this file photo dated Wednesday May 1, 2019, buildings are reflected in the window as WikiLeaks founder Julian Assange is taken from court, where he appeared on charges of jumping British bail seven years ago, in London. 47-year old Assange is expected to appear via a video link at court Friday June 14, 2019, as he continues his fight against extradition to the United States, where he faces prosecution under the Espionage Act. (ANSA/AP Photo/Matt Dunham, FILE) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved.]
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leje për ta apeluar vendimin që mundëson ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.Uashingtoni dëshiron ta përballë me gjykim Assange-in, lidhur me publikimin e 500,000 dokumenteve ushtarake që kanë të bëjnë me luftërat e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një gjykatë në Londër ka përmbysur vendimin e një gjykate më të ulët që pamundësonte dërgimin e Assange-it në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin e rrezikut të vetëvrasjes.

Avokatët e Assange-it më vonë kanë sfiduar vendimin, duke argumentuar se gjykata më e lartë e shtetit duhet të marrë vendime “në bazë të pikave të ligjit që lidhen me rëndësi të përgjithshme publike”.“Është pranuar kërkesa e palës së paditur për vërtetimin e kësaj pike”, kanë thënë gjyqtarët, Ian Burnett dhe Timothy Holroyde përmes një vendimi me shkrim.Vetë gjyqtarët kanë thënë se ata nuk mund t’i japin të drejtë Assange-it për ta apeluar vendimin në Gjykatën Supreme.Mirëpo Assange ka të drejtë të kërkojë drejtësi në bazë të asaj pike në gjykatën më të lartë, e cila më pas mund të vendosë nëse do të shqyrtojë rastin.“Julian ka fituar”, ka thënë Stella Morris, e fejuara e tij, njëherësh nëna e dy fëmijëve të tij të vegjël. “I takon tani Gjykatës Supreme për të vendosur nëse do të dëgjojë apelin e Assange-it”.

Turmat e mbledhura në qendër të Londrës e kanë mirëpritur këtë vendim. Mbështetësit e tij kanë argumentuar se shëndeti i tij fizik dhe ai mendor është prekur rëndë nga qëndrimi në një burg të sigurisë së lartë në juglindje të Londrës.Ai ka qenë mbrapa grilave sepse shihet si rrezik për arratisje, meqë më 2012 i ka ikur një dënimi me kusht, i cili lidhej me pretendimet se ka sulmuar seksualisht dy gra në Suedi. Assange ka qëndruar shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.