Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Jupi: FSHF harxhon 1 milion euro në vit për gjyqtarët, të mbipaguar në futbollin tonë të varfër

08:34 / February 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Redi Jupi është i mendimit se gjyqtarët shqiptarë janë një nga hallkat më të dobëta në futbollin shqiptar. Duke folur në “Procesi Sportiv” ai argumentoi se ata janë të mbipaguar në krahasim me ato që janë të ardhurat në futbollin shqiptar.

“Te sektori i gjyqtarëve Investohen 1 milion euro në vit, është më i investuesi në çdo hallkë të futbollit shqiptar. Nuk dua ta shikoj si të qëllimshëm por duke njohur ekipet e konjukturat, e duke parë që goditet njeri e pas një jave një tjetër, kjo nuk është një strategji për të goditur një ekip të caktuar, por janë gjëra rastësore. Më vjen çudi me Bylisin që nuk është se jeni jashtë konjukturave, nuk është se nuk dinë ta mbrojnë veten, se te Luftëtari është me e kuptueshme, se duket si e rënë, disfavoret duken si sportive, skuadër e rënë e më mirë që të përfitojë tjetra.

Nuk mendoj se është e çuditshme por kambana e alarmit është për këtë sektor, nuk janë të keqpaguar. Futbolli shqiptar në total shpenzon 15 milionë euro, 7 milionë euro është buxheti vjetor i FSHF dhe me 1 milion euro për arbitrimin ai çalon të bëjë atë për të cilën investohet… Nuk është se vuajnë se janë të keqpaguar, janë të mirëpaguar në raport me futbollin tonë, them madje që janë të mbipaguar. Marrin 45 mijë lekë të reja për ndeshje.

Nga një thes kaq të varfër si futbolli jonë ata marrin 1 milionë euro në vit. 1 milionë euro është i investuar e tani bëjnë edhe promovime mund të kenë rritur, mirë të bëjnë, por në një futboll kaq të varfër me pak të ardhura të marrë kaq shumë një sektor që çalon… Arbitrat janë amatorë, e kanë punë të dytë. Këta nëpërmjet punës së dytë mund të sigurojnë të ardhmen. A e dini që rroga mesatare e lojtarëve nuk shkon më tepër se 500 mijë lekë në muaj në Superiore? Në Kategorinë e Parë marrin rrogën minimale, Kategoria e Dytë është e papaguar fare dhe janë lojtarë që kanë kaluar seleksionime e janë bërë futbollistë. Nuk dua t’i bie në qafë kategorisë por po them që për paratë që po investohen, interesin që ka dhe për vëmendjen që ka për ata, kanë shumë për të bërë akoma”, tha Jupi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.