Juventusi ka mposhtur me rezultatin 1-2 Romën në “Olimpico”, duke marrë kryesimin e Serisë A dhe duke u shpallur kampion dimri.
Bardhzinjtë e Sarrit shënuan 2 gola të shpejtë në pjesën e parë me Demiral në minutën e 3-të, ndërkohë që Kristiano Ronaldo dyfishoi shifrat në minutën e 10-të.
Një pjesë e parë tepër e luftuar, ku gjyqtari nxori nga xhepi plot 6 kartonë të verdhë ndërkohë që Demiral dhe Zaniolo lanë fushën e lojës të dëmtuar.
Në pjesën e dytë, romanistët tentuan ta rihapnin sfidën duke shënuar me Perrotin, nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, Roma nuk arriti të dilte me pikë nga kjo sfidë. Me triumfin e sotëm Juventusi u ngjit në kuotën e 48 pikëve, ndërkohë që Roma renditet në vendin e 5-të me 35 pikë, po aq sa Atalanta.
FT ROMA-JUVENTUS 1-2
Perroti 68′ (p)/ Demiral 3′, Ronaldo 10′ (p)