Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ka pasur oferta për Asension mes 150 dhe 180 milionë eurove

00:21 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
m.asensio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i Marco Asensios ka zbuluar se vitin e kaluar, për lojtarin janë interesuar disa klube, të cilat kanë ofruar deri në 180 milionë euro për spanjollin.

Marco Asensio nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, pavarësisht sezonit zhgënjyes me Los Blancos. Kështu ka thënë agjenti i lojtarit në një intervistë për ESPN.

I pyetur për interesimin e klubeve si Juventusi e Liverpooli, Horacio Gaggioli, reprezentuesi i Asensios, u përgjigj: “Vitin e kaluar, ka pasur oferta mes 150 dhe 180 milionë eurove për Marco Asension, por Madridi nuk dëshironte të dëgjojë për to”.

“Gjithmonë ka interesim për Asension nga klube të mëdha, që pyesin nëse lojtari dëshiron të largohet, kjo është normale për futbollistin që është”.

“Ai gjithmonë ka thënë se është i lumtur në Madrid dhe është i fokusuar që të ketë më shumë sukses këtu. Është ende i ri që po përmirësohet ditë pas dite dhe klubi gjithashtu është i lumtur me të”, shtoi Gaggioli duke folur për ESPN.

Asensio ka zhvilluar një sezon zhgënjyes, ka shënuar vetëm 3 gola në 33 paraqitje dhe kjo disi ka zbehur talentin e 22-vjeçarit. Por, reprezentuesi i tij thotë se e gjithë kjo ka qenë për shkak të sezonit të luhatshëm të Los Blancos.

“Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë, jo vetëm për Marcon. S’ka qenë vit i mirë për asnjë në klub. Këto gjëra mund të ndodhin në futboll: i gjithë ekipi s’ka qenë në nivel, jo vetëm Marco”.

“Tani ai po mendon vetëm për sezonin e ardhshëm që të fitojë sa më shumë trofe me Real Madridin sërish”. /

Futboll merkato Real Madrid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.