Pas replikave në distancë, mes Edi Ramës dhe gazetarit Ylli Rakipi ky i fundit ka bërë një padi ditën e sotme.
Në një prononcim për mediat, pas dorëzimit të padisë, Gazetari Rakipi akuzoi kryeministrin Rama si një diktator që fyen e shan gazetarët.
” Kam bërë kundërpadi për Ramën, se ai ka nëpërkëmbur dinjitetin e gazetarëve dhe timin sa e si ka mundur, është rast shumë i cuditshëm kur shkon në gjyq një njeri që është më gojështhururi, që nga 1912 në qeveritë e vendit. Ju e keni ndjekur fjalorin që përdor për ne gazetarët dhe cfarë thotë e deklaron. Po ju sqaroj që ky gjyq është politik, eshtë përpjekje e Ramës që unë të mbyll emisionin, që ka goditur aferat korruptive, koncesionet apo PPP.
U them që kjo është padi e ngritur nga regjimi, që ndryshon formën, nuk kemi më regjimet e hitlerit apo Enverit janë regjime që të privojnë liritë. Ti nuk mundesh, ky i ka vënë fre gjithckaje, blen mediat dhe ka pronë mbi gjithë pushtet e vendit.
Kundërpadia që kam bërë do t’i kërkoj autoriteteve të nisë procesi të vijojë me dyer të hapura dhe të shohim se kush është ai që fyen dinjitetin dhe personalitetin. Vetëm një Gjykata e Erdoganit mund të më dënojë. Besoj te drejtësia, ka njerëz të ndershëm, dhe njerëz që nuk mund të japim verdikte të gabuara. Media ka probleme sa të duash, por nuk është kryeministri që rregullon median, Rama është diktator i tipit të ri”, u shpreh Rakipi para mediave.
Gjithashtu edhe kryeministri Rama e ka paditur gazetarin Rakipi, më herët për të njëjtën akuzë, atë të cënimit të imazhit.
