Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kalon në fazën e votimeve konkursi ndërkombëtar për godinën e re të Bashkisë Tiranë, ja projektet në garë

19:15 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
962303365432195c3b0c8596cd3dd960 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur këtë javë faza e dytë e konkursit ndërkombëtar për projektimin e ndërtesës së re të Bashkisë Tiranë.

Dhjetë studio – prej të cilave dy shqiptare, – janë vlerësuar si ndër më interesantet dhe aktualisht janë hedhur për t’u votuar online. Mirëpo vlen të theksohet se shumica e prezantimeve nuk janë përkthyer në shqip, dhe ndërkohë votimi për to nuk është lokal, pra vetëm për rezidentët në Shqipëri, por edhe për ata jashtë shtetit.

Kështu për një ndërtesë të rëndësisë së veçantë në Tiranë, mund të thuhet se do të vendosin të huajt.

Bashkia e re propozohet të ndërtohet në një hapësirë mes zgjatimit të bulevardit, njohur ndryshe si “Bulevardi i Ri”.

Zona në fjalë konsiderohet me potencial të madh ndërtimi urban, duke qenë se në të parashikohen të ndërtohen godina të tjera institucionesh, rezidencash banimi, por dhe shërbimesh sociale.

Faza e parë e konkursit për “Bashkinë e Re” u njoftua në janar të këtij viti. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se ndërtesa e re “do të jetë për 1,200 punonjës të administratës” ndërsa “Bashkia ceremoniale” aktuale “do të mbetet po aty” dhe “do të vijojë të mbetet në zemër të qytetit”.

Projektet janë seleksionuar nga faza e parë përmes një jurie, e cila ka aplikuar si kritere kryesore: përvojën, metodologjinë dhe vizionin për të zgjidhur çështjet arkitektonike.

Në fazën tjetër thuhet se do të kihet parasysh: kreativiteti, origjinaliteti i idesë, ndërlidhja, harmonizimi me mjedisin përreth dhe kostoja e projektit.

Bashkia parashikon €30,000 shpërblime për 3 projektet më të vlerësuara – 15,000 projekti që do të vlerësohet i pari.

Pas konkursit, projekti më i vlerësuar do të kalojë në proces negocimi direkt me Bashkinë Tiranë.

  • GAD
  • Coccinela
  • bf7c0327 95be 4e6a 9352 65d7dc85092d
  • d51b344e e2e2 4af8 bb63 806858bb3437
  • 87f688f0 3ede 446c 855d 9695caa818bb
  • 2b99f748 aac8 4dc9 992c d584c0791e98
  • 6b97355a bef9 4f79 a8a7 9f299c6e7baf
  • 12ec9d0d b7dc 4b6e 8271 50f08e607416
  • 15f4e7b2 a0ac 4871 aeb7 2bebc396c698
  • 1cd79676 81b0 407f 9702 f8a30a5aae8c
  • 31992b96 346d 4b2b ab8b d4865af04dcc

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.