Bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi, Vjollca duke folur për Nevvs 24 thotë se vrasjen e të shoqit, për të cilën më herët ka akuzuar Jurgen Kurtit ia ka lënë në dorë drejtësisë. Ajo rrëfen se Prokuroria kishte shkuar për kontroll mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së Jurgen Kurtit në Tiranë.
“Drejtësia për burrin tim nuk u vu në vend, po u ble”, thotë Vjollca duke shprehur keqardhjen për nënën e Jurgenit. “Keqardhje për nënën e tij që i iku djali aq i ri. I drejtohem nënës së tij, s’kam lidhje me ngjarjen. Kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij”, ka vijuar ajo.
Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e të hënës teksa po shkonte në shtëpinë e tij në kryeqytet. Ai u përfshi në vrasjen e 59-vjeçarit Agim Arapi në Durrës, bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve ishte edhe vjehrri i Kurtit. Gjithsesi, pavarësisht akuzave, 26-vjeçari ia doli me sukses t’i shpëtojë drejtësisë në të dy rastet, por jo plumbave të atentatorëve mbrëmjen e djeshme.
