Jona Spahiu ju është drejtuar të gjitha vajzave dhe grave që ndodhen në të njëjtin pozicion me të me një mesazh shumë frymëzues. Moderatorja e njohur ka publikuar në Instagram foto nga ditëlindja me të voglin e saj, Raiden dhe nisur nga eksperienca si nënë ka shkruar disa rreshta që duhet t’i lexoj çdokush.

Jona shprehet se në fillim të mëmësisë kishte si qëllim që të arrinte ekuilibrin midis gjithçkaje, duke i shkaktuar vetes lodhje në ekstrem. Më tej moderatorja thotë se me kalimin e kohës mësoi se ekuilbri nuk është qëllimi kryesor, sepse në fund të fundit askush nga ne nuk ndodhet në pozicione të barabarta.

Jona shprehet se e rëndësishme është që përkrah rolit si nënë, të ndihesh edhe e lirë si gra, e plotësuar dhe të realizosh gjithë endrrat e tua, pa qenë perfekte apo e ekuilibruar. Mesazhi i moderatores është mbështetur nga shumë vajza të njohura dhe pasi ta lexoni edhe ju na besoni që do të mbusheni me pozitivitet.

Mesazhi i plotë i Jona Spahiut

Kam shpenzuar shumë kohë në fillim të mëmësisë për të arritur balancën. Midis mëmësisë, punës, kujdesit për veten, kujdesit për të tjerët… është e vështirë, nuk është asnjëherë mjaftueshëm mirë, por ajo çfarë mësova është se balanca nuk më bën mua një nënë të mirë apo shefe të mirë, ose shoqe të mirë. Balanca nuk është qëllimi, sepse askush nga ne nuk po manovron me pesha të barabarta.

Qëllimi është të ndihesh e lirë, e lirë të bësh rolin e prindit pa rregulla, e lirë të punosh dhe ëndërosh pa justifikuar veten. E lirë për të bërë stërvitje ose për të bërë një dush ose të udhëtosh pa u ndjerë fajtore. E lirë të duash partnerin tënd në një mënyrë që të bën të ndihesh sikur çdo version i vetes tënde është i pranueshëm. E lirë që të duash gruan që do të jesh, përkundër asaj që të tjerët duan të jesh…

Kjo është ajo që na bën më të mirat në çfarëdolloj roli që zgjedhim për veten tonë, sepse ato janë tonat. Ne jemi të afta për shumë role, për shumë tituj, për shumë ëndrra dhe kjo nuk kërkon balancë, përkundrazi, kërkon lirinë për të besuar se ne mundemi, pa qenë perfekte dhe të ekuilibruara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here