Ministri federal i emigracionit Marco Mendicino, ditën e sotme tha se Kanadaja ka në plan të marrë më shumë se 1.2 milionë emigrantë të rinj gjatë tre viteve të ardhshme,
Mendicino në një konferencë për mediat tha ndër të tjera se qeveria federale planifikon të pranojë 401,000 banorë të rinj të përhershëm në 2021, 411,000 të tjerë në 2022 dhe më pas 421,000 në 2023. Sipas tij arsyeja që është marrë ky vendimë është vendi i tij ka nevojë për punëtorë.
“Para pandemisë, qëllimi i qeverisë sonë për të çuar ekonominë përpara përmes emigracionit ishte ambicioz. Tani është thjesht jetike”, tha Mendicino, i cili paraqiti objektivat e rinj të emigracionit.
Sistemi i imigracionit në Kanada është mbajtur prej kohësh si model, pasi historikisht ka sjellë punëtorë të aftë, si dhe refugjatë dhe individë që kërkojnë të ribashkohen me anëtarët e familjes tashmë në vend.

