Fabio Kanavaro ish-ylli i Juventusit dhe Italisë dhe mbrojtësi i fundit fitues i Topit të Artë, i intervistuar nga mediet italiane ka bërë një analizë të shkurtër për Serie A. 46-vjeçari jep mendimin e tij për treshen e kreut dhe ndihet mirë kur sheh një konkurrencë kaq të madhe në krye.
“Pas disa vitesh më në fund po flasim për një kampionat të ekuilibruar me një fund të paparashikueshëm. Juventusi është një skuadër që duhet të gjejë ekuilibër Duke pësuar aq shumë gola në nuk mund të shkosh në Champions League dhe të jesh i suksesshëm.
Inter? Që nga janari ata kanë një ekip shumë të fortë, tani duhet të gjejnë vazhdimësi. Lazio? Imobile dhe Luis Alberto janë shumë të fortë dhe kanë një mbrojtje të fortë, por skuadra është e kufizuar në alternativa. Mançini i ka bërë shumë mirë te Italia dhe ata po fitojnë disa talente. Unë jam optimist se do të bëjnë mirë në Kampionatin Evropian”, përfundoi trajneri i kombëtares kineze.