Një tjetër prokuror shfaq interes për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Këtë të hënë Prokurori Edvin Kondili depoziton kërkesë dhe shpreh interes për drejtues të SPAK-ut, duke e çuar në dy numrin e kandidatëve që kërkojnë të marrin drejtimin e SPAK.
Krahas Kondilit në garë është edhe prokurori Adnan Xholi, I cili dorëzoi kandidaturën e tij pak ditë me parë.
KLP ka njoftuar se afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave është data 2 nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.
Kujtojmë se mandate i kreut aktual të SPAK-ut, Arben Kraja, përfundon në muajin dhjetor.