Majk dhe Ghetto Geasy do të sjellin bashkëpunimin e ri dhe lajmi dihet prej disa javësh. Por tashmë janë vetë artistët që kanë lajmëruar këngën e re përmes Instastory.
Ata bëjnë të ditur se kënga publikohet këtë të martë dhe kanë postuar një foto të shkëputur nga videoklipi. Tani presim të na bëjnë me dije vetëm orën.
Disa ditë më parë, Majk zbuloi se projekti mban titullin “Je t’aime” dhe është xhiruar në Prishtinë.
Sa i takon bashkëpunimit me Ledrin, Majk tha se kënga është gati dhe tashmë duhet të merren vetëm me klipin.
Kujtojmë se Majk dhe Ghetto Geasy kanë sjellë disa bashkëpunime të sukseshme, ku i fundit ishte “Malena”, që bëri namin verën e kaluara, kurse ky me Ledrin do jetë bashkëpunimi i parë mes çunave, pas largimit të Ledrit nga Babastars.