Përmbaruesit dhe policia kishin shkuar të ekzekutonin vendimin e gjykatës së Apelit të Vlorës për një tokë bujqësore, por 38-vjeçari A.O nuk i ka lejuar, duke i kanosur.
Ngjarja ka ndodhur në Ballsh, ku sipas policisë, A.O ka kanosur për shkak të detyrës policët dhe përmbaruesit. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj tij rëndon akuza e kanosjes për shkak të detyrës dhe pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës.