Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kaos në bibliotekën kombëtare, librat ruhen në arka bananesh

12:51 / January 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bibliotek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Institucioni me i rëndësishëm i librit, Biblioteka Kombëtare duket se ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme.

Mungesa e hapësirave dhe ruajtja e librave përbën një nga problemet kyç të këtij institucioni. Ndonëse nevoja për një biblioteke të re është e menjëhershme, një projekt i tillë nuk është në plan.

“Problem i hapësirës është një problem serioz. Është një problem që mbartet nga viti në vit. Sepse ka çdo muaj pak a shumë mbi 9 mijë libra që hyjnë në bibliotekë dhe janë kopje të detyruara, një zgjidhje është restaurimi i bibliotekës në rrugën e Elbasanit. Dalëngadalë kutitë me libra do i shohim edhe poshtë në magazine sepse nuk kemi më hapësira ku ti fusim. Dhe e dyta të ndryshohet ligji i librit, të mos sillen më pesë kopje sepse ne nuk do kemi më shërbim për publikun”, tha drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha.

 Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Biblioteka Kombëtare prej vitesh nuk ka bërë asnjë investim me libra albanogjikë, duke lënë mangësi të mëdha në pasurimin e trashëgimisë kulturore.

“Biblioteka një nga detyrat e saj ligjore që ka është që të mbartë gjithçka që lidhet me Shqipërinë, ose me studimet albanologjike. Është si diçka që kryet që para 100 vitesh që në kohën e zogut dhe në kohën e komunizmit, gjithçka blihej. Por ka 30 vite që nuk blihet më asgjë, sepse ne vetë si institucion nuk kemi fonde. Mendoj se është një ngërç burokratik, pasi nuk bëhet fjalë për një shumë të madhe burokratike”, tha Misha.

Që prej vitit 2017 ky institucion ka mbyllur dyert për të gjithë lexuesit dhe nuk do të shërbejë më për të tërhequr libra.

“Me situatën e krijuar pjesa më e madhe e librave do të mbahen në kuti, sepse është e pamundur nga ana fizike që të shërbehet. Edhe vendi ku shërbeheshin dikur libra, janë të mbushura me male me kuti librash. Por ky shërbim është i pamundur, ka qenë i pamundur para 3-4 vitesh e është akoma më i pamundur sot”, u shpreh ai.

Edhe pas incidenteve me zjarrin e më pas me përmbytjen, të ndodhura vite më parë Biblioteka kombëtare vijon të mbetet në të njëjtat kushte.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.