Pas nisjes reale të luftës në Ukrainë, gjë që ishte paralajmëruar prej kohësh, tensioni, pasiguria dhe frika mbizotërojnë në të gjithë vendin. Në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut, gazetarët raportojnë se panë radhë të gjata në bankomate dhe karburante.
Këtë mëngjes, ukrainasit u zgjuan nga shpërthimet e predhave dhe krisjet e armëve të tjera luftarake, çka ka bërë që në cdo cep të Ukrainës të pllakosë frika dhe terrori.
Ndërsa priste të mbushte makinën e tij, Sergei Barleez na tha se ishte gati largohej me familjen e tij për çdo rast. Gruaja e tij u ul në sediljen e pasme me djalin e tyre të mitur.
Një nënë e re e quajtur Natalia, me vajzën e saj dyvjeçare në një karrocë fëmijësh shprehet e tronditur teksa na tha se kishte dëgjuar shpërthimet gjatë natës.
“Është shumë e frikshme,” tha ajo. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Më thanë ta merrja vajzën nga kopshti dhe ta çoja në shtëpi. U thanë të gjithë prindërve. Tani duhet të qëndrojmë brenda.”
