Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kaos para zgjedhjeve në KOKSH, përjashtohen nga votimi 22 Federata

21:36 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
koksh1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon të prodhojë bëma nga më të ndryshmet, duke konfirmuar se është një nga organet sportive më problematike në vend. Pak ditë para Asamblesë Zgjedhore më date 17 prill, KOKSH ka përjashtuar nga e drejta e votës 22 federata anëtare, me pretendime nga më të ndryshmet.

Komisioni i Verifikimit dhe Etikës në KOKSH ka bërë të qartë se ata kanë bërë shkelje nga më të ndryshmet duke filluar nga mosplotësimi i dokumentacioneve të ndryshme apo si në rastin e FSHF-së, edhe për mungesën e pagesës së kuotave të anëtarësimit vjetor në KOKSH.

Një situatë e pazakonte që bën që në zgjedhje të shkojnë vetëm 18 federata, ndërsa do të mungojnë përfaqësuesit e disa prej sporteve elitare në vend si futbollit, atletika, peshëngritja apo gjimnastika, të cilat në vitet e fundit kanë dhuruar medalje apo arritje të rëndësishme ndërkombëtare. Nga ana tjetër, do të zgjedhin presidentin e ri dhe pjesëtarët e Komitetit Ekzekutiv federata si ajo e Zhytjes, Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë apo Teqball.

Gjithashtu i njëjti komision ka përjashtuar nga gara për president apo për anëtar të Komitetit Ekzekutiv shumë emra të njohur si Artan Shyti, Elez Gjoza, Gjergj Ruli, Skënder Anxhaku apo Viktor Gjoni. 

kaos koksh zgjedhjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Messi zbulon golin e tij të preferuar në karrierën e tij

22:38 / May 22, 2025

Formula 1/ Hamilton del kundër rregullave të reja: Më mungon zhurma e Ferrarit të Shumakerit

20:03 / May 22, 2025

Shaqiri një lojtarët legjendarë, tentojnë ta rikthejnë te Zvicra, por ai është i vendosur

19:25 / May 22, 2025

Euro U-17, Shqipëria e nis me humbje ndaj Portugalisë

20:18 / May 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.