Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kaosi në Kabul po bllokon ardhjen e afganëve në Shqipëri

20:20 / August 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
120023754 37691dd4 7548 4d9e a81f 64717f597866
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As këtë të enjte, në Rinas nuk është ulur avioni që do të sillte afganët e parë në Shqipëri. Bllokimi nga talebanët i rrugëve që të çojnë në aeroportin e Kabulit, ka ngrirë fluturimet. Edhe ata pak avionë amerikanë që janë nisur drejt SHBA-së, kanë pasur në bord shumë pak njerëz, nga pamundësia e tyre për të carë pikat e kontrollit të talebanëve, e për të hyrë në aeroport. Gjithsesi, Shqipëria nuk i ka ndalur përgatitjet.

Në Rinas çadrat ushtarake me mjekë, psikologë, ushqime dhe mjete higjienike janë në gatishmëri. Po ashtu edhe mjetet për t’i transportuar ata drejt Durrësit e Tiranës. Megjithëkëtë, këto dy qytete nuk do të jenë të vetmet që do të përballojnë fluksin e refugjatëve.

Në Lezhë po ashtu po verifikohen disa hotele që po lirohen nga turistët, për tu vënë në dispozicion të emigrantëve. Edhe një hotel në Berat me kapacitet rreth 300 shtretër, është bërë gati për një strehim të mundshëm të afganëve, në rast se fluturimet do të nisin me intensitet.

Qeveria Shqiptare dhe Ambasada Amerikane po punojnë dhe me organizata të ndryshme humanitare që operojnë në vendin tonë, për të lehtësuar menaxhimin e situatës. Shifra e vetme e refugjatëve që mund të mbërrijnë në vendin tonë, është ajo e artikuluar nga Kryeministri Rama, që tha se brenda kësaj jave do të mirëpriten 1 mijë afganë./

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh drejtuesit politikë në Pogradec, ja axhenda

11:22 / August 23, 2026

Thellohet bilanci nga aksidenti në Durrës, shkon në katër numri i të vdekurve. Ndërron jetë te “Trauma” 16-vjeçari

11:01 / August 23, 2026

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.