Policia e Tiranës ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e tjerë në grabitjen mëngjesine djeshëm të ndodhur në Rrugën e “Barrikadave”. Sipas policisë ata janë autorë dhe të një tjetër vjedhje me dhunë.
“Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit E. F., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit: E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”), B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”). Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lexo edhe: Grabitet pronari i Exchange, autori i shpallur në kërkim mori paratë
Por nga hetimet e policisë u zbulua se ata janë autorë dhe të një vjedhje të ndodhur në 7 janar të këtij viti në rrugën “Mine Peza”, në Tiranë. Në atë kohë ata i vodhën me dhunë çantën B.SH, roje pranë një pike këmbimi valutor.
Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku dy persona me motor i morën çantën me para që kishte dhe e lanë të gjakosur. Në atë kohë autorët u zhdukën pa gjurmë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve: Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.
Lexo edhe: “Ju lutem hapni rrugën”, altoparlantët e policisë nuk përdoren vetëm në protesta
