Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kapen “mat” në dyqan, tre adoleshentë vodhën paratë e tentuan të largoheshin

13:06 / September 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vegla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre adoleshentë janë arrestuar në flagrancë nga policia teksa kishin vjedhur një dyqan në Kavajë e po tentonin të largoheshin.

Sipas burimeve zyrtar, A.B., 18 vjeç, A.A., 17 vjeç dhe E.Xh., 15 vjeç të tre nga Durrësi, kishin vjedhur paratë në një dyqan ushqimor e po tentonin të largoheshin. Por policia ka ndërhyrë duke i arrestuar në flagrancë, ku iu gjet dhe një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për kryerjen e vjedhjes.

NJOFTIM POLICIE

Vjedhin një sasi lekësh në një dyqan ushqimor dhe tentojnë të largohen, por falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapen dhe prangosen tre autorët.

Zbardhen dhe dy vjedhje të tjera, të kryera nga këta shtetas

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor, një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për kryerjen e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. B., 18 vjeç, banues në Durrës;
  • A. A., 17 vjeç, banues në Durrës;
  • E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në ikje e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026

Kontrolle në kufirin e Korçës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri, goditen dy raste kontrabande

10:02 / November 16, 2026

I përfshirë në vrasjen e një personi në 2023/ Shkodër, vihet në pranga 23-vjeçari

09:46 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.