Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Karta e Studentit tagër i universiteteve, Bashkia e Tiranës e gatshme ta prodhojë, Veliaj: Ja 40 shërbimet që ofrojmë që tani

18:01 / January 31, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studentët në Tiranë përfitojnë  40 shërbime  falas ose me tarifa tejet të reduktuara. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku Veliaj sqaroi edhe çështjen e kartës së studentëve, ku theksoi se ato aktualisht janë tagër i universiteteve dhe çdo universitet duhet të emetojë kartën e vetë. Veliaj theksoi se karta e studentit ka qenë një kërkesë e kahershme, por në momentin që ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut doli ligji i ri i Arsimit të Lartë, i cili ia kaloi këtë kompetencë universiteteve.

“Kur kemi kandiduar për Bashkinë nuk kemi pasur autonomi të universiteteve, kanë qenë shtetërore.  Me ligjin e ri përgjegjësia e kartës studentore, është e universitetit. Kam ofruar gatishmërinë time dhe me Ministrinë e Arsimit, që nëse universitetet nuk e prodhojnë dot, të na i kalojnë ne kompetencën dhe rikthehemi te plani fillestar, ku i bën bashkia për një javë”, tha Veliaj.

Gjithsesi, theksoi Veliaj, Këshilli Bashkiak ka miratuar shërbimet falas ose tejet të reduktuara për 40 shërbime që studentët I marrin vetëm duke paraqitur librezë studenti apo një mjet tjetër identifikimi.

 40 Shërbimet që përfitojnë studentët me ose pa kartë studenti:

 TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)

 MUZETË: Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); 

GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS; Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS;

 QENDRA KULTURORE: Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);

TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë);   Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

 Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)

 APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000  lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë

 SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

Qendra Multifunksionale TEN salla falas;

Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.

Sheshet Publike –  Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur proçedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.

bashkia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e të nxehtit godet Shqipërinë, meteorologët japin alarmin: Temperatura deri në 40 gradë, ja qytetet më të prekura

17:42 / June 28, 2026

Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij

16:35 / June 28, 2026

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë pranë Maminasit/ Përplasen tre makina, dy të lënduar

15:28 / June 28, 2026

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës përfundon në pranga, konflikti për pronën me vëllezërit çon në arrestimin e 5 personave

14:58 / June 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.