Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Katari dënon homoseksualitetin me burg, ‘godet’ Lineker: Njoh një ‘çift’ futbollistësh në Premier League që…

14:54 / October 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
methode times prod web bin a5a49536 4b9b 11ed 8176 c5c5e560820a 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gary Lineker ka  folur për futbollistë homoseksualë që janë në Premier League.

Lineker ka thënë se ai njeh “një çift” të futbollistëve homoseksualë të Premier League, ndërsa ka thënë se do të dërgonte një mesazh të fuqishëm nëse ata do të dilnin gjatë Kupës së Botës në Katar.

“The Times” shkruan se ish-sulmuesi i Anglisë tha se disa lojtarë të Premier League kanë qenë shumë pranë zbulimi të seksualitetin të tyre.  Ndërkohë Katari e dënon homoseksualitetin me deri në shtatë vjet burg.

Kreu i Kupës së Botës në Katar, Nasser al-Khater, u tha shoqatave të futbollit që në vend të politikës të fokusohen në futboll, gjatë një interviste të dhënë për Sky News.

“Ka një çift që njoh, por padyshim që nuk më takon mua të them se cilët janë ata.”, ka thënë Lineker.

Kur u pyet se pse lojtarët nuk kishin dalë ende, Lineker tha: “Frika. E imagjinoj frikën nga e panjohura. Ndoshta ata janë të shqetësuar për atë që mund të mendojnë shokët e tyre të skuadrës, megjithëse ata ndoshta edhe mund ta dinë.”

1 8

“Duket çmenduri. Njerëzit thonë: ‘Po, por turmat.’ Dhe unë them,- ‘Epo turmat këndojnë gjithsesi.’ Çdo lloj abuzimi që bëni është një kompliment nga tifozët kundërshtarë. Por është e lehtë për mua të them sepse nuk jam në atë pozicion.”

Jake Daniels, 17 vjeç, i cili luan për skuadrën e Championship Blackpool, u bë futbollisti homoseksual më i profilit të lartë në Mbretërinë e Bashkuar pasi doli në maj të këtij viti dhe futbollisti australian Josh Cavallo që luan në nivelin më të lartë të Australisë doli në tetor të vitit të kaluar .

Lineker shpjegoi se shpresonte se historitë e tyre do të krijonin një “efekt domino” dhe tha se lojtari i parë i ligës që do të dilte mund të përfitonte shumë nga marrëveshjet e marketingut dhe sponsorizimit.

2 7

Ai tha: “Ka shumë lojtarë që duhet të jetojnë një gënjeshtër. Jam i sigurt se është shumë e vështirë. Sigurisht që do të isha agjent i një futbollisti të madh, nëse do ta dija që një nga lojtarët e mi ishte homoseksual, nëse do ta dija dhe nëse ai do të ishte një lojtar i mirë, do të thosha, ‘Bëhu lojtari i parë i madh’.  Sepse, dua të them, si agjent, duke menduar përsa i përket promovimit dhe gjërave të tjera, do të jesh i madh.”

Kapitenët e Anglisë dhe Uellsit, Harry Kane dhe Gareth Bale, janë zotuar tashmë të mbajnë shiritat e ylberit “One Love” në Kupën e Botës për të qëndruar kundër diskriminimit.

Ish-portieri Iker Casillas dhe ish-bashkëlojtari i tij në Spanjë, Carles Puyol, u akuzuan për tallje me homoseksualët të dielën e kaluar .

Casillas shkroi në Twitter “Shpresoj se do të më respektojnë: Unë jam homoseksual”, ku Puyol iu përgjigj mesazhit, i cili më vonë u fshi, duke thënë “Është koha t’u tregojmë atyre për ne” dhe duke përfshirë një emoji me zemër dhe puthje.

Casillas më vonë pretendoi se ishte hakuar dhe Puyol kërkoi falje për një “shaka të ngathët”.

Sakaq Lineker ka qenë nën vëzhgim për përdorimin e tij të mediave sociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Nuk je më babai im’, Francesco Totti zbulon momentin e vështirë me vajzën pas ndarjes nga Ilary Blasi

22:58 / September 24, 2026

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

“Muzg në kopshtin e qershive”/ Vepra e Chekhov hap sezonin e ri në Teatrin kombëtar, duket si një kronikë aktuale

21:59 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.