Disa ditë pasi u publikuan në mediat shkrimet në muret e Kalasë së Himarës si “Katcifas nuk vdes kurrë” dhe “Himara është Greqi”.
Duket se Drejtoria Rajonale e Kulturës në Vlorë ka marrë masa, duke nisur nga puna për fshirjen e këtyre shkrimeve antishqiptare.
Denoncimi për këto shkrime u bë nga turistë të ndryshëm që vizitonin zonën.
Madje aktori Florian Binaj i publikoi këto shkrime në rrjetet sociale ku shkruante se askush nuk ka reaguar për parullat të cilat janë bërë në kulmin e sezonit turistik.