Browsing: Kronikë

”Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë”. Kjo ka qenë telefonata pak minuta para mesnatës së 1 Shkurtit, që ka alarmuar kunatën e Lulzim Cukut, e cila nga shtrati i një spitali në Tiranë, ka njoftuar policinë, që më pas gjetën një skenë zemërthyese në vendngjarje: fëmijët te trupi i pajetë i së ëmës.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy mësuesve në aksin rrugor Memaliaj – Krahës. Janë zbuluar identitetet e viktimave. Një është Leonard Sako ndërsa së bashku me të ka gjetur vdekjen edhe një grua e moshës 35-vjeçare. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mogila 2 km larg qytetit të Mamaliajt, ndërkohë që mësohet

Disa të shtëna me armë janë regjistruar në një servis makinash në New Souli, Patras, të Greqisë. Si pasojë e përplasjes së dy personave ka ndërruar jetë një 41-vjeçar. Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, ndërsa videot janë publikuar mbrëmjen e sotme, nga mediat greke. Të dy autorët e

Një 76-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një pallati në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10.30 në lagjen “Apollonia”, ndërsa dyshohet se e moshuara vuante nga depresioni. NJOFTIMI I PLOTE Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën Gledis Nano drejtor në drejtorinë e antiterrorit në Policinë e Shtetit. Anëtarët e trupës së vettingut Kryetar Nertila Sadedini, Relator Adriana Meko, anëtar Arta Lleshi gjetën zero probleme në pasurinë, aspektin moral dhe profesional të zotit Nano një oficer

Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Sipas ARRSH-së, ​në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht. Autoriteti

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë penale të familjes Haklaj, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzonte për “Shpifje”. Vendimi është marrë që në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha. Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes, por kjo padi

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve për ngjarjen e të mërkurës mbrëma në Shkodër, ku mbeti e plagosur një kalimtare 35-vjeçare. Sipas policisë së Shkodrës është arrestuar L.L., 27 vjeç. Emri i tij ka dalë gjatë hetimeve ku u zbulua se është ai që i ka pritur nga Durrësi personat e atentatit dhe

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas. Një makinë ka tentuar të shmangë një kalimtar dhe për pasojë është përplasur me bordurën anës rrugës. Të plagosur janë shoferi i mjetit dhe një pasagjer. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.