Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Katër arsye pse nuk është mirë që të mbeteni miq me ish-in

16:29 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ndarje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëshironi të qëndroni mik me ish-in? Lexoni fillimisht këtë studim. Sipas psikologëve, të qëndruarit mik me ish-in pas ndarjes nuk është një ide e mirë. Pse? Për këto arsye:

Nuk mund të fikni papritur ndjenjat

Personat që mbeten miq me ish-at e tyre, zakonisht nuk duan t’i japin fund lidhjes në një mënyrë të ashpër dhe duan që të mos i shkëpusin marrëdhëniet menjëherë. Është e natyrshme të mos dëshironi të humbisni një person të rëndësishëm në jetën tuaj, por lidhja me ta pas ndarjes, do të bëjë të pamundur fshirjen e ndjenjave që keni për ta. Pasi të filloni të ndiheni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit, ato ndjenjat romantike mund të rikthehen, duke dalë në sipërfaqe edhe një herë.

Do jetë më e vështirë të vazhdoni jetën normalisht

Të qenit pranë ish-it gjatë gjithë kohës do ta bëjë më të vështirë largimin e ndjenjës nga ana juaj. Me fjalë të tjera, me siguri do të keni ndjenja të përziera që do ta bëjnë procesin e harresës më të vështirë. Pas një ndarje, njerëzve ju duhet kohë për t’u shëruar dhe për të reflektuar në një marrëdhënie dhe kjo bëhet më e vështirë nëse ish-at janë rreth e rrotull.

Ish-i juaj mund të jetë ende i dashruar me ju

Kur një çift ndahet, zakonisht nuk është një vendim i ndërsjellë. Personi tjetër mund të kenë ndjenja dhe kjo mund të rishfaqë zjarrin në marrëdhënie, mirëpo një lidhje e konsumuar, nuk mund të ketë të ardhme. Është më mirë të mos i ushqeni shpresa të panevojshme, kur e keni ndarë mendjen që do t’i jepni fund.

Të qenit miq mund të jetë e dhimbshme

Le ta pranojmë, askush nuk i pëlqen të vëzhgojë nga rreshti i parë kur ish i tyre po gjen një dashuri të re dhe fillon një marrëdhënie të re romantike. Por nëse vendosni të mbeteni miq me personin me të cilin dikur ishit të dashur, përgatituni të merreni me këto lloj situatash që gjithmonë do të jenë të vështira dhe të dhimbshme për t’u parë./ revistaclass

arsye
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.