Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka skualifikuar nga gara Regleta Panajotin për në Gjykatën Kushtetuese.
Ajo u konfirmua në detyrë nga KPK, por gjatë procesit të vetingut në KPA gjyqtarja u dorëhoq. Tashmë ajo nuk e ka statusin e gjyqtares dhe kjo është arsyeja e ndalimit të saj për të kandiduar për në Kushtetuese.
