Komode, e thjeshtë dhe sensuale, kështu mund ta përkufizojmë këmishën xhins e cila në këtë stinë është mjaft e preferuar. Mjafton ta kombinosh në mënyrën e duhur dhe jeni me stil gjatë gjithë ditës, madje dhe në mbrëmje.
Më poshtë keni pesë kombinime të tij.
-Pantallona “cropped” kadife dhe çizmet mitike të bardha si dhe një çantë me krahë. Perfekt për stilin casual, po në të njëjtën kohë trendi.
-Me xhinse me bel të lartë, një palë taka mesatare dhe një rreth flokësh për një pamje fantastike.
-Fund me pala, pardesyja e stinës, dhe mokasinë, zgjedhje ideale për në zyrë
Me fund të gjatë të stilit tartan, xhaketë kadife dhe çizme deri tek kyçi për një rezultat femëror të sofistikuar.
-Me pantallona të zeza, ndoshta dhe lëkure pse jo, një xhaketë të stilit mashkullor për një stil rrok që na pëlqen gjithmonë
E keni zgjedhur stilin tuaj?