Gjatë kësaj kohe Luana ka qenë e fokusuar më shumë tek spektakli “Shiko Kush Luan” sesa tek projektet e saj muzikore.
Së fundmi, ajo ka postuar një video bardh e zi në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet në studio e cila tregon se këtë herë ka realizuar vetë vijën melodike të këngës, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë detaje për fansat.
“Këngë nga shpirti. Çfarë zhanri mendoni? Vijat melodike për herë të parë vet nga shpirti”- ka shkruar Luana.
