Harry Styles është artisti i parë mashkull që pozoi për kopertinën e revistës “Vogue”. Pasi që theu ‘akullin’, ai ka zgjedhur që të vishet më ndryshe se sa që jemi mësuar ta shohim. Ish-pjesëtari i grupit ‘One Direction’ është parë i veshur me një fustan të bardhë, ndërsa mbi të mbante një këmishë të zezë.
Këngëtari britanik foli për planet e tij për muzikën dhe stilin e modës, duke sfiduar stereotipet gjinore të veshjeve.
“Kur shkoj nëpër dyqane ndonjëherë e shoh veten duke parë rrobat e grave duke menduar se janë të mahnitshme. Si çdo gjë në jetë, sa herë vendosni pengesa, ju thjesht po kufizoni veten. Ka kaq shumë gëzim tek të luajturit me rrobat. Kurrë nuk kam menduar shumë për atë se çfarë do të thotë kjo. Thjesht bëhet një pjesë e zgjeruar e krijimit të diçkaje.”, tha Styles.
Pasi u bë i famshëm me grupin “One Direction, Harry shpeshherë ka guxuar me zgjedhjet e tij të veshjeve, të cilat i atribuohen gjithashtu dhe stilistit të tij Harry Lambert.



