Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës, pasi keqtrajtonte bashkëshorten.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, është arrestuar Sh.B., 62 vjeç, pasi në shtëpinë e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.B.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.