Margaret Shllaku është modelja shqiptare e cila famën më të madhe e mori me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të “Përputhen” ku të rinjtë kërkojnë dashurinë në ekran.
Margaret feston ditën e sotme 26 vjetorin e lindjes ku mes dhuratash, lulesh dhe urime të panumërta nga miqtë dhe ndjekësit, ajo ka marrë edhe propozimin për martesë.
Modelja ka publikuar unazën në InstaStory ku shkruan:
“Meqë u rrita, thashë Po”.
Gjithashtu në një tjetër postim të unazës ajo shkruan: Faleminderit dashuria ime që më bën të lumtur çdo sekond të jetës time.
Ajo ka lënë sekret dashurinë e saj, por ndjekësit siç pritej kanë filluar të të hamendësojnë se mos një nga djemtë e “Përputhen” i ka rrëmbyer zemrën Margaretit”.



