Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këto trajtime në kushte shtëpie japin efekte të pabesueshme kundër infeksionit të veshkave

11:36 / September 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f68691a33c82
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infeksioni i veshkave është një problem i rëndë mjekësor që kërkon trajtim të specializuar.

Infeksioni i veshkave shpesh nis si një infeksion i traktit urinar ose i fshikëzës së urinës që më pas përhapet tek njëra ose të dyja veshkat.

Simptomat e infeksionit të veshkave

Ethe dhe temperaturë;
Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;
Dhimbje abdominale;
Të vjella dhe të përziera;
Urinim i shpeshtë;
Urinë me aromë të keqe dhe me njolla gjaku.

Trajtimi mjekësor i infeksionit të veshkave

Antibiotikët përbëjnë linjën e parë të sulmit kundër infeksionit.

Nëse infeksioni nuk është i një grade të rëndë, mjeku gjithnjë rekomandon përdorimin e antibiotikëve nga goja.Antibiotikët në fjalë duhen përdorur për 10 deri në 14 ditë.

Infeksionet më të rënda të veshkave, zakonisht kërkojnë një trajtim më të specializuar që mund të kryhet vetëm në spital.

Trajtimet natyrale kundër infeksioneve të veshkave

Hidratimi

AgroWeb.org ju këshillon se pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit.Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.

Lëngu i boronicës së kuqe

Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës.Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.

Kujdes nga kafeja dhe alkoli

Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme.Alkoli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni.Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkolin me antibiotikët.

Probiotikët

Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm.Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.Vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.

Lëngu i majdanozit

Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes.Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi.Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.

Molla

Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve.Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt

Një këshillë e fundit

Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.