Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Këtu lahen paratë e Shkëlzen Berishës”, Frrok Çupi përplaset me Meksin, aksionerin e Tv MCN

20:40 / November 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6372930eaf9ad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Frrok Çupi, gjatë një emisioni politik në Televizionin MCN, është përballur në studio me Redon Meksin, vëlla i pronarit dhe aksioner në Televizionin MCN. Vëllai i pronarit dhe bashk- aksioneri Redon Meksi është paraqitur në studion e emisionit si një analist i politikës dhe pjesëmarrës në protestën e datës 12 Nëntor krah Berishës dhe Metës.

Gjatë analizës, Redon Meksi ka ndërhyrë disa herë duke i ndërprerë fjalën analistit Frrok Çupi. Në një moment, zoti Çupi bëri një përgjigje ironike ndaj ndërhurjeve të zotit Meksi, duke i thënë se ‘ju po ma ndërprisni fjalën me dhunë, siç bëri Saliu kur mori selinë e PD’ në janar.
Por zoti Meksi ka vazhduar të bllokojë fjalën e Çupit sa herë e ka prezantuar moderatorja e emisionit.

Në mes kakofonisë së krijuar nga zoti Meksi, gazetari Frrok Çupi i është drejtuar pronarit: “Më falni zotërio, me çtë drejtë nuk më lini të flas? Apo me të drejtën që je në televizionin tënd, në pronën e familjes?”
Meksi nuk është tërhequr as në këtë rast.

Analisti Çupi ka këmbëngulur se kjo është shkelje e deantolgjisë së gazetarisë, se kjo është dhunë; se që nga kjo sjellje familjare në media ‘kuptoj edhe pse dhe nga kush u dhunua dje gazetari Adriatik Doçi në Kamzë’.

Moderatorja e televizionit ka gjetur rastin ta mbyllë ekranin me pretekstin se ‘koha kaloi, tani janë lajmet’.

I pyetur rreth situatës, gazetari Çupi u shpreh se ‘kjo është dhunë mbi median dhe lirinë e gazetarit’.

Më tej zoti Çupi ka thënë se ‘askund në botën e qytetëruar pronari i medias nuk shfaqet në ekran. Aq më pak mund të ndodhë që në emër të pronarit t’i ndalohet fjala të ftuarit në studio dhe analistit të çështjes’.
Zoti Çupi tha se ‘sipas informatave që kam, në këtë Televizion lahen paratë e Shkëlzen Berishës, dhe ‘këtu e gjej arsyen pse pronari është kaq i dhunshëm ndaj gazetarit’.

frrok cupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.