Mëngjesin e kësaj të mërkure, forcat e KFOR-it kanë përforcuar masat duke vendosur tela me gjemba. Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të vijojnë për të tretën ditë protestat që të tërhiqen kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe.
Sekretari i DASH, Antony Blinken ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke dënuar dhunën ndaj trupave të KFOR, policisë dhe gazetarëve. Blinken thotë se Albin Kurti duhet të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat në ambiente të tjera ndërsa për Vuçiç thotë se duhet të bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të mos përshkallëzojnë situatën.
Ditën e djeshme, protestuesit serb në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok nuk u përplasën me ushtarët e KFOR apo Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, por u raportua për sulme ndaj gazetarëve shqiptarë që ndodheshin atje të raportonin situatën.