Kënga e saj dhe e Mozzik, “PP” është një ndër hitet më të dëgjuara të kësaj vere, po këngëtarja nuk do të ndalet vetëm me kaq.
Kënga e re pritet të vijë si një tjetër bombë këtë verë. Ende nuk dihet se si titullohet projekti i ri i Kidës, i cili pritet t’i vërë flakën gushtit, pasi këngëtarja s’ka ndarë ende asnjë informacion.
Mirëpo, producenti i hitit, Mixey, ka ndarë në InstaStory një video të Kidës në studio, duke treguar se diçka e mirë është gatuar.