Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Kina pozicionohet në konflikin e Ukrainës

14:49 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Republika Popullore e Kinës nuk e ka dënuar pushtimin që Rusia i bëri Ukrainës. Nërkaq ajo përsëriti thirrjet drejtuar palëve të përfshira në konflikt që të “ushtrojnë vetëpërmbajtje” dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara se i ka hedhur “benzinë zjarrit”.

Në një konferencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme që vazhdoi për më shumë se 90 minuta, zëdhënësja Hua Chunying shmangu më shumë se 11 pyetje në lidhje me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Ato përfshinin pyetje të përsëritura nëse Pekini do t’i konsideronte aktet e Rusisë një pushtim dhe nëse ato shkelnin integritetin territorial të Ukrainës.

Hua shtoi se Kina do të fillojë importimin e grurit rus, një veprim që mund të lehtësojë ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Çështja e Ukrainës ka një sfond historik shumë të ndërlikuar. Ajo ka evoluar në situatën aktuale për shkak të veprimit të përbashkët të faktorëve të ndryshëm… siguria duhet të jetë çështje e bashkëpunimit të përbashkët dhe sigurisë së qëndrueshme, dhe shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha palëve duhet të respektohen dhe të adresohen”, tha Hua duke iu përmbajtur komenteve të bëra një ditë më parë.

Kina “po ndjek nga afër situatën e fundit” dhe u bën thirrje palëve “të ushtrojnë përmbajtje për të shmangur daljen e situatës jashtë kontrollit”, tha Hua në mënyrë të përsëritur.

Pas pyetjeve nga media të shumta nëse Kina i konsideronte lëvizjet e Rusisë një pushtim, Hua i pyeti gazetarët: “Pse jeni të fiksuar me këtë pyetje?

“Mund të pyesni palën amerikane. Ata vazhdojnë të ndezin zjarret… Mund t’i pyesni nëse kanë ndonjë plan për të shuar zjarrin.”

Gjithashtu duke filluar nga dita e sotme, administrata doganore e Kinës tha se do të fillojë të lejojë importet e grurit nga Rusia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-kancelarja Angela Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Gjermani

22:56 / November 2, 2026

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatit sulm masiv ditën e zgjedhjeve në SHBA

21:59 / November 2, 2026

Trump i gatshëm të japë falje paraprake për Musk dhe bashkëpunëtorët e tij nëse demokratët fitojnë Kongresin

21:39 / November 2, 2026

Alarme të rreme për sulme bërthamore në Ukrainë dhe Rusi, hakerët ndërhyjnë në aplikacionet e emergjencës

19:23 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.