Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Kishin pirë vodka”, si u vranë dy grekët nga ushtarët ukrainas

15:53 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
adad
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushtarët ukrainas vranë sot dy grekë. Ministrja e Jashtme greke njoftoi se ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas.

Situata është ende e paqartë, ndrëkohë dyshimet janë se ushtarët kanë qenë nën efektin e alkoolit.  Siç tha për protothema.gr kryetarja e komuniteteve greke të Ukrainës, Alexandra Protsenko, informacionet që vijnë thonë se ushtarët ishin nën ndikimin e alkoolit dhe tani janë të arrestuar. “Ata duhet të kenë konsumuar një sasi vodka, por pse kanë qëlluar dhe çfarë ka ndodhur saktësisht, ende nuk e dimë”.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Jashtme, përveç vdekjes së papritur të dy emigrantë, dy grekë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.Autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt me motive banale me emigrantët. Sipas informacioneve, sherri ka shpërthyer për urdhrin e hyrjes në banja në zonë, ku ushtarët kanë qëlluar mbi emigrantët grekë.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme

Shprehim dhimbjen tonë për vdekjen e papritur të dy patriotëve tanë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, në Ukrainën Lindore. Gjithashtu shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave, si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt me patriotët tanë për arsye të dobëta.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish gatishmërinë për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.Tensionet mes dy vendeve kanë arritur edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy javë më parë, në një takim publik të kërkuar nga Uashingtoni. Rusia, e cila mohon se ka plane për të pushtuar Ukrainën, ka bërë një përpjekje të dështuar për t’i ndaluar diskutimet në Këshill. Të gjithë anëtarët, megjithatë, kanë mundur t’i shprehin hapur pikëpamjet e tyre, por ndonjë veprim nga Këshilli 15-anëtarësh nuk ka pasur dhe nuk pritet të ketë – edhe sikur Rusia ta pushtojë Ukrainën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve

20:54 / July 29, 2026

Witkoff dhe Jared Kushner drejt Kievit, SHBA intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

13:55 / July 29, 2026

Izraeli përgatit zgjedhjet/ Siguria, lufta dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

13:34 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.