E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, aktorja Monika Lubonja u bë pjesë e lojërave të ndryshme dhe nuk ngurroi t’iu përgjigjej pyetjeve pikante.
Ndër to ishte pyetja që iu drejtua nga Evi Reçi e cila ishte një nga të ftuarat e djeshme dhe sfida e saj ishte t’u bënte pyetje të vështira skuadrës kundërshtare.
“Më jep një emër të mbivlerësuar nga aktrimi, të brezit tënd ose të rinj?”, ishte pyetje e Evit dhe Lubonja u përgjigje duke dhënë emrin e aktores Olta Daku.
