Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kjo është kura e thjeshtë me vetëm 2 përbërës me veti të pabesueshme shëruese

15:40 / December 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fe34c6c4bd07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombinimi i qepës me mjaltin mund të tingëllojë i pazakontë, por në të vërtetë është një kurë e mirë dhe krejt natyrale kundër infeksioneve bakteriale.

Kjo kurë e ka pikënisjen në traditat më të lashta të mjekësisë popullore dhe vetëm kohët e fundit është bërë subjekt i disa studimeve shkencore.

Ushqimi mund të jetë një ilaç i fortë dhe shërues për njeriun.

Ndikimi i kurës me mjaltë dhe qepë në shëndet

Një studim i vitit 2012 analizoi ndikimin e qepës dhe mjaltit kundër 8 llojeve mikrobesh.

Sipas studimit, qepa dhe mjalti janë të pasur me përbërës të jashtëzakonshëm që luftojnë mikrobet.

Kombinimi i tyre e bën fuqinë kundër mikrobeve të dyfishtë.

Për më tepër, si mjalti ashtu edhe qepa pengojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve dhe mikroorganizmave të dëmshëm.

Sipas studimit, përdorimi i lëngut të qepës ka një ndikim shumë të fortë kundër mikrobeve përfshirë Stafilokokun.Mjalti ka gjithashtu një ndikim të fortë por më të pakët se lëngu i qepës.

Kur ato kombinohen në sasi të barabarta, ndikimi i mjaltit dhe lëngut të qepës është më efikas dhe më i fortë kundër mikroorganizmave.

Efektet anësore të kurës me mjaltë dhe qepë

Efektet anësore të kësaj kure ndodhin nëse ju e konsumoni atë në sasi të mëdha.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti, ata që kanë probleme me hemoragjinë, gratë shtatzënë dhe njerëzit që duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha të qepës.

Kjo e fundit, në sasi të mëdha, mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Ndërveprimi me ilaçet

Njerëzit që janë alergjikë ndaj qepës dhe marrin aspirinë, mund të përballen me një intensitet të lartë të simptomave të alergjisë.

Nëse ilaçet si gentamicina i shoqëroni me mjaltë, efekti kundër mikrobeve është më i fortë se në rastin e përdorimit të vetëm të medikamentit.

Ndikimi i mjaltit të shëndet shumëfishohet nëse e kombinoni me kanellë, limon ose kafe.

Si Të Përgatisni Kurën Me Mjaltë Dhe Qepë

Përzieni një qepë mesatare të grirë dhe 3 lugë gjelle me mjaltë.

Mbulojini me një napë dhe lërini gjatë gjithë natës në temperaturë ambienti.Të nesërmen, kullojeni dhe pijeni 2-3 herë në ditë si shurup për 3 deri në 4 ditë.

Konsumi duhet të jetë i ngadaltë dhe me lugë çaji që të shmangni problemet e mundshme në stomak.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.