Koha e karantinës është kthyer në një kohë sfidash në rrjetet sociale. E fundit që është pritur mjaft mirë nga të gjithë është ajo e nisur nga Kendall Jenner.
“How are you really challenge” (Sfidë se si je ti në të vërtetë) është sfida më e re në Instagram dhe të gjithë po falenderojnë modelen për këtë.
Kendall i fton të gjithë të tregojnë emocionet e tyre të vërteta dhe mënyrën sesi po e përjetojnë karantinën. Gjithçka pa dorashka, sa më të sinqertë dhe të hapur me njëri-tjetrin.
Kjo ishte ajo që vërtetë i duhej njerëzve në këtë kohë të vështirë dhe ishte vetë Kendall ajo që mori iniciativën të tregojë e para si ndihet.
