Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kjo ishte e dashura greke e bosit shqiptar të mafias në burgun e Koridalos

19:04 / April 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
382807
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke kanë arrestuar një avokate 45 vjeçare pak ditë më parë me akuzën se po ndihmonte një shqiptar për planet e tij jashtë burgut si edhe për t’u arratisur prej tij.

Shqiptari, i njohur ndryshe edhe si “bosi i mafias” në burgun famëkeq të Koridalos i kërkon asaj informacione mbi numrin e policëve që ndodhen jashtë, godinën e gjykatës si edhe sa dhoma e ndajnë prej murit të jashtëm, të cilat ajo ia jep dhe i thotë shyqyr që filloi të mendonte në këtë drejtim.

Mediat greke kanë zbuluar foto te sajat duke treguar edhe se si ajo po përpiqej që të ndihmonte bosin shqiptar, i cili akuzohet se urdhëroi edhe vrasjen e Arbër Bakos me thika dy muaj më parë në Koridalo.

Pjesë nga biseda ndërmjet tyre

Avokatja: Mirëmëngjes vogëlushi im.

Lekocaj: Mirëmëngjes.

Avokatja: Nga zëri më dukesh shumë mirë.

Lekocaj: Shyqyr.

Avokatja: Të dua shumë dhe nuk dua të të humbas.

Lekocaj: Të të pyes diçka?

Avokatja: Po.

Lekocaj: Tek ajo dhoma ku shkojmë dhe rrimë… Nga prapa çfarë ka?

Avokatja: Dashuria ime, më në fund. Më në fund fillove të arsyetosh, falë Zotit. Prapa kurrizit tuaj është muri, për të dalë nga gjykata e kam fjalën. Kurse në krah jo, në krah janë disa dhoma dhe pastaj është dalja, drejt dhe pastaj majtas.

Lekocaj: Tek ajo dhoma e vogël…

Avokatja: Ngjitur, më afër janë edhe disa dhoma të vogla.

Gjithashtu hetuesit kanë prova të forta se shqiptarët në bashkëpunim me grekët kanë vrarë Zafiropulos dhe më pas banda ka organizuar arratisjen e Leonard dhe Elvis Pepës nga burgu.

Ndërkohë sipas mediave greke, Klodian Lekocaj konsiderohet si “Cosa Nostra” i burgjeve. Ai ka pasur një ndikim mjaft të madh në mafian greke, me bandën e tij kriminale në Athinë, Selanik dhe Kretë.

Edhe pse tashmë ndodhet brenda hekurave, ai arrin ta organizojë bandën nga qelia. Lekocaj është i akuzuar gjithashtu për vrasjen e dy shqiptarëve në burgjet greke, Albert Bakos dhe Bardhyl Tushës.

Mediat greke kanë shkruar gjithashtu se Lekocaj ishte mik me Bakon dhe akuzoheshin se në vitin 2014 kanë plagosur një avokat jashtë shtëpisë. Për këtë arsye, mbetet mister pse Lekocaj ka urdhëruar vrasjen e Bakos.



  • 382808
  • 382809
  • 382810
  • 382811
  • 382812
  • 382813

BURGU
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.