Partia Socialiste ka nisur sot nga Elbasani nismën ‘Ti zgjedh’, e cila do të finalizohet më 16 nëntor ku do të zgjidhen delegatët e Kongresit të PS. Lidhur me këtë takim ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili ironizon edhe mediat ku sipas tij zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm.
Rama shkruan:
⭐️ Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021–
⭐️ Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive–
