Kridi i vogël kënaqet kur prindërit e tij, Klea Huta dhe Elgit Doda i këndojnë ninulla dhe këtë na e tregon vetë Klea.
Videoja e publikuar në Instastory, nuk ka pamje por mjafton të dëgjosh të qeshurën e Kridit 2-muajsh për të kuptuar sesa e adhuron ai zërin e nënës së tij.
“Ky djalë do të ma shpërthejë zemrën. Ai e dashuron kur mami dhe babi i këndojnë”, shkruan Klea e cila bën thirrje për të ngritur volumin.
Klea ka treguar se tani që është bërë nënë është edhe më e motivuar se më parë dhe ka shumë energji pozitive që e shtyjnë të nxjerrë më të mirën e saj.
