Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

KLP: Thellohet mungesa e prokurorëve, vetëm 220 në detyrë

11:51 / November 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klp buxheti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Komisionin e Ligjeve është paraqitur sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të diskutuar mbi buxhetin e këtij institucioni për vitin 2022. Zv.kryetari i KLP Alfred Balla ka deklaruar se ky është viti më i keq për organin e prokurorisë. Mungesa e prokurorëve është thelluar tha Balla, pasi në të gjithë vendin janë 220 që në detyrë kur organika është 341. Duke theksuar se shpresat janë te harta e re gjyqësore, theksoi se situata mund të përkeqësohet deri vitin e ardhshëm.

“Numri i prokurorëve që po shteron është problem edhe për KLP. Ky është viti më i keq për organin e prokurorisë, nga statistikat janë rreth 71 prokurorë të shkarkuar 71 të konfirmuar, 15 prokurorë që kanë hequr dorë dhe pastaj daljet në pension dhe kërkesat njerëzore, në total numri i prokurorë në gjithë vendin është 220 që janë në detyrë kur organika është 341, pra shikohet një thellim në mungesën e burimeve njerëzore, prokuroria është në hall. Mbase miratimi i hartës së re gjyqësore të bëjë njëfarë rregullimi. Gjendja do jetë më keq deri në mot, e kam ngritur zërin, ua them edhe juve”.

Ai ka dhënë një koment edhe në lidhje me hartën e re gjyqësore.

“Në lidhje me hartën gjyqësore, ne si KLP deri tani s’na është marrë asnjë lloj mendimi nga KLGJ , deri tani na është thënë që ne do jemi pjesë pasi të përgatitet një draft. Është e domosdoshme ta japim një mendim. Hetimi penal është ai që furnizon edhe gjykatat. As prokurori i përgjithshëm mesa di un nuk është pyetur. Presim që ministria e drejtësisë dhe KLGJ të na japë draftin dhe ne të japim mendimet tona, për ndarjen gjyqësore dhe për hartën gjyqësore, kush ia vlen të shkrihet dhe kush nuk ia vlen. Deri tani jemi në pritje që të japim një përgjigje”, shtoi Balla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.