Mediat italiane raporton për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine në Livorno.
Gazeta e Livornos shkruan se bëhet fjalë për 7 kuintalë kokainë të sekuestruara në një kontenier nga Guardia Di Finanza dhe Agjencia e Doganave në portin e Livornos. Droga ishte e ndarë në 582 pako, e fshehur në këtë kontenier që mbante kafe.
Bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të mëdha të dhjetë viteve të fundit. Kontenieri ishte në bordin e një anije portugeze që vinte nga Algericas, Spanjë.
Hetimet bëjnë të ditur se kontenieri ishte nisur nga një shoqëri në Honduras, e ngarkuar në Puerto Cortes, e më pas ishte transferuar me tjetër anije në Moin të Costa Rikës, e për të përfunduar më pas në Barcelonë. Kontenieri duhej të përfundonte për një kompani në Madrid, por që nuk shkoi kurrë
