Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kokainë në Tiranë, 4 në pranga. Dy prej tyre kishin thyer arrestin e shtëpisë

11:08 / May 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona dhe ka sekuestruar një sasi droge në sajë të operacionit të koduar “Orët e vona”.

Pas informacioneve të marra policia ka ushtruar kontroll në një lokal në rrugën “Sulejman Delvina” që ishte marrë me qira nga A.B, 31 vjeç. Këtë lokale frekuentonin persona të ndryshëm duke pirë e shpërndarë lëndë narkotike.

Nga kontrolli i kryer nga policia në ambientet e lokalit policia gjeti dhe sekuestroi 12 doza të dyshuara me lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e kontrollit nga Policia në lokal ndodheshin shtetasit A. B., A. K., E. M. dhe A. D, të cilët janë shoqëruar në DVP Tiranë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, A.K, A.B, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.D, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Të arrestuar janë personi që kishte marrë me qira lokalin, A.B., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” . Si dhe A.K., 23 vjeç, dhe E.M., 26 vjeç, të dy për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, person me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë në gjendje të lirë për moskallëzim krimi u procedua dhe A.D., 26 vjeç.

kokko

Gjithashtu gjatë këtij operacionit nga ana e shërbimeve ”Shigjeta” të policisë së Tiranës, është kapur në flagrancë në Laprakë L. B, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në trup i është gjetur një sasi lënde narkotike “Cannabis Sativa “.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë e mundur identifikimi i personit i cili ja ka shitur këtë sasi lënde narkotike shtetasit L.B., që është R. T. 21 vjec, i dënuar më parë për “Vjedhje ” .

R.T, në momentin e shoqërimit për në ambientet e policisë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë duke i detyruar këta të fundit të bëjnë shoqërimin forcërisht të tij.

Në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.T, për veprën penale ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punojësit të policisë të rendit publik “. Këtij shtetasi ju sekuestruan edhe një shumë lekësh të dyshuara si të përfituara nga shtija e lëndës narkotike.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.B, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.