Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kokainë nga Amerika Latine, kush është shqiptarja e lidhur me kartelet e drogës

09:28 / January 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CC 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antimafia italiane ka zhvilluar një operacion, në sajë të të cilit janë arrestuar 25 persona. Mësohet se mbi këta persona rëndonte akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës për llogari të klanit mafioz të Ndranghetas Mancusi di Limbadi.

Midis të prangosurve është edhe një grua shqiptare. E ditur bëhet se identiteti i saj është Elisabeta Kotja. Ajo është 40 vjeç dhe është cilësuar si një trafikante droge e nivelit të lartë. Ky operacionantimafia i koduar “Obsesioni” është shtrirë në rajonet e Kalabrisë, Lombardisë e Puglias. Në saj të tij është zbuluar një trafik të madh lëndësh narkotike nga Kolumbia, Venezuela, Republika Domenikane e Hollanda drejt Italisë dhe Evropës. Sasi të konsiderueshme kokaine, marijuane dhe hashashi bliheshin drejtpërdrejtë nga trafikantët e drogës në Amerikën Jugore e më pas shpërndahej e shitej në territorin italian.

Përveç shqiptares të arrestuara janë dhe dy femra venezuelase të njohura si koka e trafikut ndërkombëtar. Ato janë Garcia Rebolledo Clara Ines dhe Forgione Gina. Hetimet për këtë operacion kishin nisur që para dy vitesh dhe është cilësuar si një sukses i vërtetë, pasi është shkatërruar një prej grupeve më të mëdha kriminale. Është sekuestruar mbi 3000 kg hashash, i cili nëse do të hidhej në treg do t’i sillte klaneve të Ndranghetas një përfitim prej 4-5 milionë euro, do të shkonin për trafikun e kokainës.

KUSH ËSHTË SHQIPTARJA E ARRESTUAR?

Elisabetja Kotja, 40 vjeç, është shqiptarja e arrestuar nga policia italiane, e cila bënte pjesë në grupin kriminal që transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt italisë. Dyshohet se ajo ishte ndërmjetëse me kartelet e drogës, së bashku me dy femra të tjera nga Venezuela. Shqiptarja rezulton e lidhur me italianin Salvatore Costantino, i cili u vu gjithashtu në pranga. Policia italiane tha se shqiptarja Elisabeta Kotja lindur në Shqipëri më 19.09.1979 konsiderohet si një ndërmjetëse e nivelit të lartë me eksponentët e kartelave të drogës në Amerikën Latine.

kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.